PRISHTINA - VUSHTRRIA
Katër gola për tri pikë, Prishtina gjen sulmuesin që i mungonte?
15 February, 2020 @14:52
Pasi e mposhti në Kupë javën e kaluar, Prishtina sot e mposhti Vushtrrinë edhe në kuadër të ligës.
Kryeqytetasit shpejt e morën kontrollin e ndeshjes në dorë. Me një supergol të Endrit Krasniqit nga gjuajtja e lirë që në minutën e 3’ dhe një tjetër gol të Oto John (debutimi i tij në ligë me Prishtinën) në minutën e 10’, Prishtina praktikisht i dha fund dilemës së fituesit.
E vazhdimi i ndeshjes kaloi pa ndonjë ndryshim të madh. Dominimi i Prishtinës vazhdoi, ndërkohë që ishte Gauthier Mankenda ai që pas asistimit të Meriton Korenicës shënoi për 3-0, e në fund Meriton Korenica (87’) e mbylli ndeshjen me golin e radhës për përfundimtarin 4-0.
Siç duket, ardhja e Oto John i ka bërë shumë mirë repartit sulmues të Prishtinës, që shpesh në vjeshtë vuante për gol.
Prishtina xhiron që vjen i shkon Drenicës, kurse Vushtrria në “Ferki Aliu” e pret Dritën.