Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI SHQIPTAR I BASELIT

Kemal Ademi do të luaj për Zvicrën

Foto: https://www.football.ch/

Kemal Ademi do të luaj për Zvicrën


26 June, 2020 @15:48

Sulmuesi i Baselit, Kemal Ademi, tash e tutje do të mund të veshë fanellën e reprezentacionit të Zvicrës, sikurse edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e të tjerët.

Kërkesa e tij për tu paraqitur me helvetët është aprovuar nga FIFA dhe Federata zvicerane ka bërë të ditur se prej tash ai do të mund të jetë në listën e selektorit Vladimir Petkovic për ndeshjet e kombëtares së këtij vendi.

Ademi, që është i lindur në Gjermani, konkretisht në Villingen-Schweningen është 24-vjeçar, ndërsa që prej moshës 6-vjeçare është banor i kantonit Appenzell-Ausserrhoden.

Ai ka jetuar në Zvicër për tashmë 14 vite dhe është shtetas i Zvicrës prej qershorit të vitit 2011.

Ademi ka kontratë me njërin ndër ekipet më të famshme të elitës zvicerane të futbollit, Basel.

Këtë stinor në Superligën e Zvicrës ka shënuar 8 gola, 1 në Kupë të Zvicrës dhe 1 në Ligë të Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga International