TOVËRLANI - PAS NDESHJES
Kemi amortizuar forcën e rivalit
27 March, 2016 @22:23
Afrim Tovërlani është treguar i qetë dhe falenderues për lojtarët e tij për fitoren e sotme të arritur ndaj Trepçës’89.
Ferronikeli fitoi lehtë në Mitrovicë, përkundër se Trepça’89 është e rrezikshme në vend të vetë.
“Kemi amortizuar dyshen kryesore të mesfushës së tyre, Argjend Mustafa dhe Shpëtim Idrizi. Kemi arritur të ndalim edhe sulmuesin më të mirë të tyre, Blerand Kurtishaj, ndërsa ne kemi qenë me 4 lojtarë sulmues në ndeshje për të goditur dhe ia kemi arritur qëllimin,” ka thënë Tovërlani për mediat pas ndeshjes.
Ferronikeli ka mbajtur hapin me kreun e tabelës, duke pasur pikë të njejta me Hajvalinë kryesuese.