DORTMUND

REUTERS
Kërkojnë falje nga tifozët
5 February, 2015 @10:29
Nënkampioni aktual i Gjermanisë, Borussia Dortmund, nuk ka arritur t’i kthehet fitoreve ende.
Ata janë mposhtur mbrëmë nga Augsburgu në shtëpi 0-1 dhe me këtë janë fundosur tërësisht në tabelë.
Pas ndeshjes, dyshja gjermane e ekipit, mbrojtësi Matts Hummels dhe portieri Roman Weidenfeller, janë parë duke biseduar me tifozë të zjarrtë të ekipit, duke arsyetuar humbjen dhe duke kërkuar përkrahje të mëtutjeshme për krizën që po kalon skuadra.
Borussia Dortmund gjendet në pozitën e fundit të tabelës së Bundesligë dhe ka mbledhur vetëm 16 pikë nga 19 ndeshjet e para të stinorit.
Për më tepër, ata kanë mbushur edhe aplikacionin për pjesëmarrje në Bundesliga 2 stinorin që vjen, kanë raportuar mediat gjermane, pasi që e kanë të qartë se nëse nuk rregullohet diçka në ndeshjet e mbetura - mund të bien nga liga.