SYNON TITULLIN

BOROZANI/Erdis Driza/
Hajvalia zhvendoset në Prishtinë
5 February, 2015 @9:12
Hajvalia, që përfundoi në vend të dytë pjesën vjeshtore të Superligës, tashmë ka siguruar një strofullë të re të përkohshme për ekipin.
Ata do të luajnë ndeshjet si vendas në stadiumin e qytetit të Prishtinës, derisa këtë e kanë shkruar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.
Hajvalia në stadiumin e saj në Kishnicë kishte probleme gjatë vjeshtës, pasi që ajo njëherë u suspendua për shkak të kushteve shumë të dobëta aty.
Mirëpo, përkundër sanimit të këtij stadiumi në pjesët kyqe, me trajnerin e ri Ismet Munishi, Hajvalia tashmë synon titullin e kampionit dhe për këtë arsye, ata kërkojnë që të luajnë në stadium të mirë - dhe e përzgjodhën stadiumin e qytetit të Prishtinës.