NUK REALIZOHET
Merlaku kthehet te Dukagjini
4 February, 2015 @13:53
Sulmuesi i talentuar i Dukagjinit të Klinës, Altin Merlaku, që u prezentua si përforcim i Prishtinës, nuk do të ketë të drejtë që të luaj për kampionin e shumëfishtë të Kosovës.
Kjo, pasi që Dukagjini nuk ka dhënë fletëlëshimin e sulmuesit dhe ai do të kthehet në skuadrën e tij të deritashme, për t’ua djersitur fanellën deri në fund të stinorit, kur bëhet lojtar plotësisht i lirë, ka njoftuar sot Sport Plus në verzionin online të saj.
Merlaku 21 vjeçar është zgjedhur nga vetë trajneri i Prishtiëns, Bylbyl Sokoli dhe llogaritet si njëri ndër sulmuesit më premtues në vend.