JAMES

Fituan ndeshjen, humbën Jamesin
5 February, 2015 @10:21
Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme mbrëmë ndaj Sevillës në kuadër të ndeshjes së mbetur të La Ligas.
Me këtë ekipi ka rikthyer epërsinë 4 pikëshe në tabelë ndaj Barcelonës ndjekëse, mirëpo ata si duket kanë humbur James Rodriguezin e ardhur këtë stinor nga Monaco për dy muaj të ardhshëm.
Njoftimin për këtë e ka dhënë Eurosport, që ka bërë të ditur se pas ekzaminimit mjekësor, ai pritet të mungojë për 2 muajt e ardhshëm, pasi që është konstatuar se ka thyerje të një ashti në këmbën e djathtë të tij, pas lëndimit të pësuar në minutën e 27-të të ndeshjes së mbrëmshme.
Real Madrid pritet të dalë sot brenda ditës me njoftim zyrtar lidhur me kohëzgjatjen e lëndimit të mesfushorit të talentuar kolumbian.