Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAUL POGBA DHE KRIZA

Kësaj radhe pritet të largohet pa luajtur asnjë minutë te Juventusi

Kësaj radhe pritet të largohet pa luajtur asnjë minutë te Juventusi


3 February, 2023 @8:35

Juventus është i zhgënjyer keq me mesfushorin francez Paul Pogba. Futbollisti 29-vjeçar nuk ka luajtur ende asnjë minutë për Zonjën e vjetër, ndërsa ekipi investoi rreth 40-milionë euro te kthimi i tij në Torino.

Tashmë, po konsiderohet që t’i mbyllet kontrata dhe mundësisht t’i gjehet një ekip amerikan që Pogba të përfundojë në MLS-in amerikan. Pogba iu kthye Juventusit në verën e vitit 2022, gjashtë vite pasi që kishte shkuar nga Juventusi në Manchester United për rekordin-botëror 105-milionë euro.

Paul Pogba

Rikthimi nga lëndimi nuk e la rehat kësaj radhe francezin, që ende nuk po mund të shënojë një minutë ndeshje zyrtare në fushë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Si rezultat, kontrata e Pogbës me bianconerët pritet të marrë fund këtë verë, ndërsa mundësitë që ai të përfundojë në MLS janë të larta, ka shkruar sot Daily Mail.

Për më tepër, Pogba me postimet e tij në rrjete sociale vetëm sa po i acaron tifozët e klubit, të cilët pas dënimit nga FIGC tashmë durimin e kanë edhe më të vogël. Gazzetta dello Sport ditë më parë shkroi se klubi është lodhur duke pritur dhe duke u marrë me secilin problem të Pogbës.

Paul Pogba

Rekord-kampioni i Italisë investoi rreth 40-milionë euro në rikthimin e tij në klub, ku pagoi 10-milionë euro vetëm për nënshkrimin e tij në kontratë, ndërsa të tjerat shkojnë në rrogën vjetore dhe bonuset vjetore të francezit. Kampioni i Botës me Francën në 2018 ishte larguar në verën e kaluar nga Manchester Unitedi anglez si lojtar i lirë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A