17'000 ULËSE

Kështu do të duket stadiumi i ri i kombëtares
15 April, 2015 @14:07
Stadiumi i Shkodrës, Loro Boriçi, do të merr një pamje mahnitëse me të përfunduar punimet aty, premton projekti i FSHF-së, që pritet të prezentohet nga kryeministri i Shqipërisë sot.
Punimet për stadiumin e ri të kombëtares do të nisin sot, derisa përfundimi i saj pritet të bëhet në muajin tetor para ndeshjes kualifikuese të Shqipërisë me Serbinë.
Një tribunë qendrore, e re, pesë tribuna të vogla të ndara nga njëra-tjetra dhe një fushë e re pritet të jenë bazat e Loro Boriçit të renovuar, derisa brendia do të rinkonstruktohet gjithashtu, ka bërë të ditur Panorama Sport sot, pasi që ka botuar fotografitë e projketit.
Stadiumi pritet të ketë kapacitet prej 17 mijë ulëseve, që do të bëhet stadiumi me kapacitet më të madh në Shqipëri, derisa aktualisht Qemal Stafa është me kapacitet prej 16 mijë e 700 ulëse.