JAVIER ZANETTI TREGON SI FITOHET SCUDETTOJA

Kështu Interi e fiton Scudetton
4 December, 2015 @10:01
Futbollisti i pensionuar argjentinas, Javier Zanetti, duke folë për Sky Sport Italia ka thënë se ekipi që është më i qëndrueshëm gjatë gjithë stinorit, do të fitojë titullin kampion në Itali.
“Cili është më konsistent, ai do të fitojë titullin - shpresoj që ky ekip të jetë Interi,” ka thënë ai.
Zanetti është legjendë e ekipit në fjalë nga Milanoja, derisa Interi në xhiron e fundit humbi kryesimin në Serie A, duke u mposhtur nga Napoli.