Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE - FEMRAT

KFF Hajvalia ndeshet me KFF Vllazninë në Ligë të Kampionëve

KFF Hajvalia ndeshet me KFF Vllazninë në Ligë të Kampionëve


30 June, 2023 @15:43

Kampionia e Kosovës në futboll, KFF Hajvalia, do të ndeshet me kampionen e Shqipërisë, KFF Vllaznia në raundin e parë kualifikues për Ligë të Kampionëve të femrave.

Më pas, fituesja e çiftit do të ndeshet me fituesen e çiftit Valur nga Islanda dhe Ankara BB e Turqisë. Kështu ka dalë shorti, në Grupin 7 kualifikues në UEFA sot për Ligë të Kampionëve për femra.

Grupi 7 do të luhet në një vend, ndërsa sistemi do të jetë knockout. Një ndeshje, kalohet në finale të grupit dhe fituesi do të kalojë në raundin e dytë kualifikues. Ndeshja KFF Vllaznia - KFF Hajvalia do të luhet më 6 shtator 2023, ndërsa finalja e grupit ku luajnë fituesja e kësaj ndeshjeje me fituesin e ndeshjes tjetër të grupit do të zhvillohet më 9 shtator. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga