AJAX-SCHALKE

Foto: europaleague
Klaassen vulos fitoren
13 April, 2017 @22:48
Ajax ka shënuar dy herë, nga një gol në secilën pjesë, përmes sulmuesit holandez, Davy Klaassen për ta mposhtur Schalken 2-0 në duelin e parë çerekfinal mes ekipeve në fjalë.
Epërsia dy golëshe e shpie Ajaxin me një këmbë në gjysmëfinale të Europa Ligës, derisa Schalke përkundër tentimeve nuk arriti të shënojë golin e rëndësishëm si mysafir.
Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, nuk u paraqit fare për Schalken në ndeshje, derisa qëndroi në bankën rezervë për 90 minuta.
Ndeshja e kthimit në Gelsenkirchen zhvillohet të enjten tjetër, ku përfundimisht do të përcaktohet gjysmëfinalisti nga ky duel.
Davy Klaassen Penalty GOAL | Ajax 1-0 Schalke… by brilche