PAS GODITJES SË TRAJNERIT MYSAFIR

Vushtrrisë, një ndeshje pa tifozë!
13 April, 2017 @9:43
Komisioni Disciplinor i FFK-së ka marrë Vendim që skuadra e Vushtrrisë të dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa tifozë si vendas në “Ferki Aliu” për shkak të lëshimeve në organizim të ndeshjes së xhiros XXI, Vushtrria-Vëllaznimi.
Kur kishte barazuar Vëllaznimi, 1-1, shikuesit kishin nisur hedhjen e gjësendeve në fushë me ç‘rast edhe godasin trajnerin e Vëllaznimit, Arsim Gojani.
“Vushtrria dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e spektatorëve, në bazë të Rregullores Disciplinore Neni 50, paragrafi 1, pika 2,” - shkruan faqja zyrtare e FFK-së sot.