PARA NDESHJES: BAYERN-REAL

Carlo Ancelotti, trajner i Bayernit. Më parë, ka drejtuar edhe Real Madridin.
S’flasin për kthime borxhesh!
12 April, 2017 @12:51
Dueli i gjigandëve të futbollit europian, ndërmjet Bayern Munchenit dhe Real Madridit pritet të sjellë një shfaqje maestrale në ekranet tona (pasi që shumica s’mund të jetë në ndeshje).
Dy ekipet që nuk e dinë sa trofe i kanë në vitrinat e zyreve të klubit, takohen në përballjen e parë mes vete në çerekfinale, sonte në “Allianz Arena” të Mynihut.
“Mos të flasim për hakmarrje e kthim borxhesh nga vitet e kaluara dhe ndeshjet e kaluara. Nuk na takon kjo. Ne do të luajmë lojën tonë dhe do të provojmë më të mirën tonë ndaj një super ekipi si Real Madrid,” ka thënë Carlo Ancelotti në cilësinë e trajnerit të Bayernit.
Real Madridi është mbrojtës aktual i trofeut të Ligës së Kampionëve dhe fitues i dyfishtë në tre vitet e fundit! Natyrisht, edhe rekord-fitues i këtij titulli.
PIKAT KRYESORE:
-Bayern ka këtë bilanc ndaj Real Madridit (11 fitore, 2 barazime, 9 humbje).
-Trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti, ka drejtuar Real Madridin drejt trofeut në vitin 2014.
-Real Madrid i ka shkaktuar Bayernit humbjen më të rëndë në shtëpi, në vitin 2014.
-Real Madridi ka fituar vetëm 4 nga 30 ndeshje të zhvilluara në Gjermani deri tash.
-Ndeshja e kthimit më 18 prill në Bernabeu.
SI ARRITËN NË ÇEREKFINALE?
Derisa Bayern Munchen shkeli në të dyjat ndeshjet Arsenalin me 5-1, për total 10-2 për të arritur në tetëshen më të mirë të stinorit, Real Madridi në të njejtën mënyrë fitoi Napolin, por me 3-1 në të dyja ndeshjet për 6-2 totale.