Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LE SPORT

Klopp flet me babain e Mbappes

Klopp flet me babain e Mbappes


26 April, 2020 @18:38

Lajme interesante nga Franca, derisa pandemia dhe karantina po vazhdon ende në sport dhe çdokund tjetër.

Së fundi, super talenti francez Kylian Mbappe që është duke pritur një super transfer këtë verë - sipas përfoljeve më shumë kah Real Madridi, ka marrë një telefonatë interesante.

Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit ka telefonuar babain e Kylianit për të biseduar lidhur me planet e së ardhmes së lojtarit, ka bërë të ditur francezja Le 10 Sport sot.

Muhabeti ka zgjatur njofton ekskluzivisht Le 10 Sport, ndërsa në artikull thuhet që Klopp e dëshiron me çdo kusht 21 vjeçarin.

Deri tash të gjitha përfoljet për kampionin botëror kanë qenë të lidhur me ekipe si Real Madrid e Manchester City, por si duket Klopp është i interesuar të bëj diçka më të madhe dhe atë menjëherë pas pandemisë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League