Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA

Koeman lexon komunikatën dhe largohet nga konferenca për shtyp

Koeman lexon komunikatën dhe largohet nga konferenca për shtyp


22 September, 2021 @14:26

Trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Koeman, është çuar nga karrigia e tij dhe është larguar nga konferenca për shtyp e skuadrës, pasi që lexoi komunikatën e shkruar të klubit, që kërkon përkrahje nga mediat, tifozët dhe përkrahësit e klubit.

Koeman është nën zjarr, pasi që Barcelona nuk ka nisur mirë stinorin. Barcelona ka fituar dy nga katër ndeshjet e para të LaLigas, ndërsa është mposhtur 3-0 nga Bayern në Ligë të Kampionëve, pa shutuar asnjëherë në kornizë të portës kundërshtare.

“Jemi në proces të rindërtimit. Situata financiare e klubit është e lidhur me aktivitetet sportive dhe vice versa. Kjo do të thotë që ekipi duhet të rindërtohet duke mos bërë investime financiare. Kjo kërkon kohë. Talentët e sotëm mund të bëhen lojtarë të mëdehnjë dhe yje botërore në disa vite. Për këtë, na duhet kohë, mundësi dhe kërkojë durim nga të gjithë,” ka filluar Koeman leximin.

”... S’është hera e parë që Barcelona është në këtë proces dhe kjo gjë ka ndodhur edhe më parë. Ne llogarisim në përkrahjen tuaj në këto kohëra të vështira. Ne kemi qenë shumë të lumtur me përkrahjen e treguar, sikurse në ndeshjen ndaj Granadës,” ka thënë në fund ai, duke mos lënë vend për pyetje e përgjigje.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League