BARCELONA
Koeman mund të dënohet me dy ndeshje
30 April, 2021 @13:34
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman mund të përballet me një dënim prej dy ndeshjeve nga komiteti disiplinor. Holandezi u përjashtua në ndeshjen midis Barcelona dhe Granada.
Ai u ndëshkua me karton të kuq pasi i`u referua me termin “Çfarë karakteri”, arbitrit të katërt të ndeshjes.
“Në minutën e 66, traineri Koeman, u përjashtua për arsyen e mëposhtme: Pasi u paralajmërua për vërejtjet e tij, ai përsëri iu drejtua arbitrit të katërt në termat vijues:” Çfarë karakteri”, tha referi.
Siç zbulohet nga Cadena SER, këtë sezon, të gjithë trajnerët e dërguar me karton të kuq të drejtpërdrejtë marrin një sanksion të garantuar me dy ndeshje.
Kështu, Koeman do të humbasë ndeshjet kundër Valencia dhe Atlético de Madrid, edhe pse ai mund të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me stolin.