BOTËRORI
Koha për revansh
26 March, 2013 @9:59
Përfaqësuesja turke e udhëhequr nga Abdullah Avci, sonte kërkon që të rikthet në kandidatin më serioz nga Grupi D, pas Holandës, për t’u kualifikuar në “Brazili 2014”.
Vetëm dy fitore nga pesë ndeshjet e para në grup, kanë shkaktuar zhgënjim të madh në Turqi, ku futbolli ekipor po ngritet gjithnjë e më shumë - si dhe ku nuk mungojnë yjet botërore të futbollit.
Por, përfaqësuesja sa për shkak të neglizhencës, sa për shkak të ndërrimit të gjeneratave, ka pësuar në ndeshje të papritura për vetë turqit.
Sonte ndaj Hungarisë ata do të tentojnë të rikthehen me fitore për t’ia vështirësuar punët kundërshtarëve kryesorë për vendin e dytë, Hungarisë dhe Rumanisë.
NDESHJET E GRUPIT D - XHIRO VI
Turqia - Hungaria | |||
Holanda - Rumania | |||
Estona - Andorra |
TABELA AKTUALE E GRUPIT D - XHIRO V
1 | Holanda | 15 pikë | ||
2 | Hungaria | 10 pikë | ||
3 | Rumania | 10 pikë | ||
4 | Turqia | 6 pikë | ||
5 | Estonia | 3 pikë | ||
6 | Andora | 0 pikë |