Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BETEJA E YJEVE

Koha për shkëlqim, ose në shtëpi

James Rodriguez - Lionel Messi - Radamel Falcao

Koha për shkëlqim, ose në shtëpi


26 June, 2015 @15:31

Copa America pas mesnate do të fitojë gjysmëfinalistin e fundit. Mirëpo, në këtë ndeshje çerekfinale, disa yje duhet të shkojnë në shtëpi pa shkëlqyer fare në Copa America, ekuivalentin e Kampionatit Europian. 

Yjet e qeta

Argjentina ndeshet me Kolumbinë. Dy përfaqësueset me plotë yje, por njëra do të ndahet nga gara. 

Tifozëria ka pritur më shumë nga Lionel Messi, Sergio Aguero, Javier Mascherano, Radamel Falcao, James Rodriguez, Carlos Bacca, etj. por njëri grup sonte duhet të tregojë veten. 

“Leo Messi është pikëpyetje gjithmonë. Edhe nëse luan ndaj Argjentinës edhe ndaj Barcelonës, është njejtë,” ka thënë përzgjedhësi argjentinas i Kolumbisë, Jose Pekerman para ndeshjes. 

Bilanci grupor

Në anën tjetër, përzgjedhësi i Argjentinës, Tata Martino, ka probleme tjera. 

“Referët duhet të tregojnë nivel më të lartë referimi,” ka thënë ai. 

Argjentina e përfundoi Grupin B në vend të parë me 2 fitore e 1 barazim, ndërsa Kolumbia doli e treta nga Grupi C, me 1 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë. 

Rivali i radhës

Kushdo që të do të arrijë gjysmëfinalen, do të ketë rast të tregohet më shumë dhe të dalë i suksesshëm nga Copa America 2015

E në gjysmëfinale do t’i pret fituesi i përballjes Brazili-Paraguaji. 


 
Të gjitha lajmet nga Copa America 2015