ISTOG
Kthehet sponzori, Istogu merr frymë
26 June, 2015 @12:11
Pas protestës së tifozëve në Komunë, bisedimeve me krerët komunal - sponzori kryesor i Istogut, Trofta, është rikthyer në detyrë.
Kompania në fjalë ka qenë sponzor kryesor i ekipit nga Bjeshkët e Nemuna dhe dha dorëheqje nga detyrat në klub, për shkak se nuk kishte përkrahje nga askush dhe harxhoi 200 mijë euro për stinorin e shkuar.
Tash Istogu së pari po shikon ta gjejë trajnerin e ri pas largimit të Nazmi Ramës, derisa më i afërt në këtë post duket të jetë Genc Hoxha i Vëllaznimit.