Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË GJYSMËFINALE

Guerrero, hat-trick për gjysmëfinale

Foto: ca2015.com

Guerrero, hat-trick për gjysmëfinale


26 June, 2015 @8:20

Jose Paolo Guerrero me hat-trick ka dërguar Perunë në gjysmëfinale të Copa America, në ndeshjen e zhvilluar sot, duke e mposhtur Bolivinë 3-1. 

Inkat, shënojnë shpejtë

Guerrero ka shënuar dy herë në pjesë të parë, për t’ia këputur shpresat bolivianëve, derisa Inkat marshuan drejt katërshes më të mirë të Amerikës së Jugut me fitore dhe fund të qetë në ndeshje. 

Përvoja

Sulmuesi 31 vjeçar me përvojë të madhe nga Bundesliga ka shënuar golat e parë të tij në Copa America dhe ka arritur menjëherë të futet në krye të listës. 

SKEMA GJYSMËFINALE

Peru do të ndeshet me Kilin në gjysmëfinale të Copa America

Trofeu

Derisa Kili asnjëherë nuk e ka fituar Copa American dhe po e kërkon për herë të parë në histori të vendit, Peru, këtë trofe për herë të fundit e ka ngritur 4 dekada më parë. 

Perú se impuso 3-1 a Bolivia y enfrentará a… by noticiastvperuana


 
Të gjitha lajmet nga Copa America 2015