PA TIFOZË!
Komisioni për Ankesa rrëzon ankesën e Gjilanit
22 October, 2016 @11:19
Skuadra e Gjilanit është ankuar në shkallën e dytë të Komisionit për Ankesa pranë FFK-së, lidhur me Vendimin për një ndeshje pa praninë e tifozëve në fushën e vetë.
Mirëpo, KA i shkallës së dytë ka rrëzuar këtë kërkesë-ankesë të klubit të Gjilanit, duke e bërë të plotëfuqishëm Vendimin e mëparshëm, një ndeshje zyrtare pa praninën e tifozëve si vendas.
Si arsyetim KA ka pasur për bazë:
“Me rastin e shqyrtimit të ankesës së KF Gjilani, KA ka pasur për bazë raportet e zyrtarëve të ndeshjes Gjilani-Llapi si dhe raportet plotësuese si prova shtesë dhe ka konstatuar se kërkesa e KF Gjilani është e pabazë.
KA nga materiali i shqyrtuar konstatoi se nga 5 ndeshjet e zhvilluara si vendas, KF Gjilani është dënuar katër herë si mëposhtë:
Gusht 2016 - lëshime në organizim të ndeshjes, dënim 800 euro;
Shtator 2016 - lëshimë në organizim të ndeshjes, dënim 800 euro;
11 tetor 2016 - lëshim në organizim të ndeshjes, dënim 1000 euro dhe
18 tetor 2016 lëshim në organizim të ndeshjes, dënimi zhvillim i ndeshjes pa shikues.”
Në njoftim gjithashtu është bërë e ditur se KF Gjilani mund të bëj kërkesë edhe në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së në mbrojtje të Rregullores në afat prej 15 ditësh nga sjellja e këtij vendimi.