FIFA
Kompenzohen klubet për Botërorin 2018 dhe 2022
20 March, 2015 @13:06
Para disa çastesh, shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka bërë të ditur se do t’i kompenzojë klubet që do t’i lirojnë lojtarët për Kampionatet Botërore 2018 dhe 2022.
Rreth 142 milionë funta apo 208 milionë dollarë do të shpërndahen nga FIFA për klubet që do të lirojnë lojtarë për Kampionatin Botëror 2018 që mbahet në Rusi, ndërsa e njejta shumë është miratuar edhe për Botërorin 2022 që do të mbahet në Katar dhe do të luhet gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2022.