MONACO

Koncentrim, ndeshje pas ndeshjeje
25 September, 2013 @9:16
Pas barazimin në fundjavë ndaj Paris St Germainit si mysafir, Monaco ka arritur të mbajë primatin e liderit të Ligue 1 në Francë.
Kjo për më tepër ka lënë përshtypje të mirë te trajneri italian i klubit, i cili është shprehur i kënaqur me strukturën e ekipit, që nuk dorëzohet asnjëherë.
“Ne shikojmë çdo lojë një nga një. Nuk mendojmë për të mëdhenjtë ose për ekipet tjera. Sonte kemi punë me Bastian dhe i lexojmë ata,” ka thënë Ranieri mbrëmë raporton Soccer Way.
Trajneri 61 vjeçar synon që të përfundojë kampion me Monacon në fund të stinorit dhe kjo i pëlqeu posaçërisht në ndeshje ndaj kampionit, PSG.
“Ne jemi të fokusuar që të fitojmë çdo ndeshje. Ne i rrezikuam ata. Ne në fund nuk e fituam ndeshjen, por u munduam të fitojmë me rastet që i patëm nga ana e Radamel Falcao dhe Yannick Ferreira Carrasco,” ka shtuar italiani.
Monaco pritet të ketë punë të lehtë sonte ndaj Bastias në kuadër të xhiros së gjashtë. Ekipi që është në pronësi të miliarderit rus Dmitry Rybolovlev deri më tani ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime në Ligue 1 dhe gjindet në pozitën e parë të tabelës.