Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Konferenca për shtyp, Giresse flet për Kurtulus dhe mungesat e qershorit

Foto: FFK

Konferenca për shtyp, Giresse flet për Kurtulus dhe mungesat e qershorit


27 May, 2022 @15:00

Tashmë përfaqësuesja seniore e Kosovës në futboll është grumbulluar dhe i ka filluar stërvitjet për ndeshjet e muajit qershor.

Kosova fillimisht më 2 qershor luan si mysafire e Qipros, e më pas më datat 5 dhe 9 qershor luan në shtëpi ndaj Greqisë, përkatësisht Irlandës Veriore. Që të trija këto ndeshje luhen në kuadër të Ligës C të Kombeve, ku Kosova ndodhet në grup me tri shtetet e lartpërmendura

LIGA E KOMBEVE - TABELAT

Në konferencën e sotme për shtyp, Giresse njoftoi opinionin që Elbasan Rashani dhe Florent Hadërgjonaj do të mungojnë në ndeshjet që Kosova i luan në qershor për arsye personale, ndërkohë që shtoi se këto ndeshje nuk janë aspak të lehta.

“Nuk janë ndeshje të lehta dhe nuk bën të mendohen ashtu. Në futboll duhet të tregosh modesti dhe nuk mund të thuash se kjo ndeshje është më e lehtë apo kjo tjetra është më e vështirë.

Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, por pse të mos jemi lider. Mund të dalim të parët në grup. Qëllimi është që të luajmë sa më mirë në të gjitha ndeshjet, por ato duhet t’i marrim një nga një dhe pastaj të shohim.” - u shpreh trajneri francez.

Gjatë konferencës ai njoftoi edhe për Edvin Kurtulus, kapitenin e deritashëm të Kosovës U21, i cili zyrtarisht ka vendosur që ta përfaqësojë Suedinë në nivelin senior, me ç‘rast nuk do të jetë më pjesë e Kosovës në të ardhmen.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve