MIQËSORE
Konfirmohet data për “vëllazëroren” Kosovë-Shqipëri
27 April, 2018 @21:50
Miqësora apo më mirë thënë “vëllazorja” e shumë-përfolur ndëmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë ka datë të caktuar zyrtarisht.
Kosova e Shqipëria do të luajnë mes vete më 29 maj në Zvicër, ndërsa ky informacion për Borozani.com u konfirmua edhe nga Bajram Shala, menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës.
Detaje të tjera në lidhje me ndeshjen, si biletat, shitja e tyre dhe stadiumi, do të bëhen të ditura shumë shpejt.