FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS
Caktohet stadiumi i finales së Kupës
26 April, 2018 @16:31
Përballja finale e Kupës së Kosovës në futboll, që do të vë luftë për trofe Prishtinën dhe Vëllaznimin është përcaktuar të zhvillohet më 27 maj në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës me fillim prej orës 16:00 ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi të botuar sot.
Prishtina, që në vitrinat e klubit ka 5 trofe të Kupës, është duke e kërkuar të gjashtën, ndërsa Vëllaznimi të dytën.
Skudrat do të takohen në finale, pasi që kanë eliminuar në gjysmëfinale Vushtrrinë dhe Drenicën, përkatësisht.
Vëllaznimi është duke e kërkuar Kupën e parë që prej vitit 2008, ndërsa Prishtina e kishte fituar trofeun dy vite më parë.