E FUNDIT
Risi në Ligën e Kampionëve, për ekipet kosovare
Teksti: FFK
24 April, 2018 @17:03
Gjatë seminarit që UEFA e organizoi këto ditë, për Ligën e Kombeve e ku morën pjesë drejtori i ekipeve kombëtare dhe për marrëdhënie me jashtë Artan Govori bashkë me menaxherin Rinor Havollin, përveç njohurive për përgatitjen e garave në Ligën e Kombeve që nis me një format të tillë për herë të parë, u njoftuan edhe për ndryshimet në lidhje me kualifikimet e skuadrave kampione në Ligën e Kampionëve.
Kështu që në fazën e parë do të ketë gara parakualifikuese ndërmjet kampionëve kombëtar të ndara në grupe.
Së këndejmi skuadra kampione e këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës, do të bëjë gara në Gjibraltar ku në grup do të jenë veç kampionit nga mikpritësi Gjibraltari edhe kampioni i Andorrës, San Marinos dhe kampioni i Kosovës.
Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajt qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave.
Fituesi nga ky grup do të vazhdojë kualifikimet e rregullta në bazë të fituesve të grupeve tjera. Kjo është një risi që duhen ta kenë parasysh skuadra që do të shpallet kampion i Kosovës, në mënyrë që të jetë e përgatitur maksimalisht në të gjitha aspektet për këto gara.