VLLAZNIA - PRISHTINA
Mankenda mban Prishtinën në garë
22 April, 2018 @17:06
Pas arritjes së finales së Kupës në mesjavë, skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore edhe në takimin e luajtur sot ndaj Vllaznisë në Gjilan.
Epërsia e Prishtinës erdhi në minutën e 32’, kur Gauthier Mankenda shënoi për 0-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, gola të tjerë nuk pati përkundër dominimit të kryeqytetasve dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.
Kjo fitore bën që Prishtina të jetë edhe më tutje në ndjekje të kreut, derisa Vllaznia mbetet e fundit në klasifikim.