GJILANI - TREPÇA '89
Kampioni mposhtet në Gjilan
21 April, 2018 @16:53
Me rezultat 2-0 u mbyll njëra nga dy ndeshjet e para të xhiros së XXVIII në Superligë.
Skuadra e Gjilanit arriti ta mposhtë me rezultat 2-0 kampionin aktual të Kosovës, Trepçën ‘89, duke ia shënuar nga një gol në secilën pjesë.
Golin e parë të Gjilanit e shënoi Gëzim Rusi, i cili u asistua nga Armend Thaqi, kurse për vulosjen e fitores u përkujdes Betim Haxhimusa, i cili shënoi pas një gabimi në mbrojtjen mysafire.
Kjo fitore bën që Gjilani të ngritet në kuotën e 43 pikëve, kurse për mitrovicasit kjo ishte humbja e 7 sezonale në Superligë.