STUTTGART - WERDER BREMEN
Rashica 30 minuta, Werderi mposhtet
21 April, 2018 @17:24
Në humbjen e pësuar sot ndaj Stuttgartit, rreth 30 minuta për Werderin luajti edhe Milot Rashica.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 62’, mirëpo nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e tij që ta evitojë humbjen 2-0 nga Stuttgarti.
Pas 31 xhirove, Werderi i Milot Rashicës ndodhet në vendin e 12 me 37 pikë, derisa Stuttgarti ndodhet 2 pozita më lartë.