KEK-u - VUSHTRRIA
Barazim në Obiliq, mundësi e artë për Ballkanin
21 April, 2018 @17:15
Pa fitues është mbyllur dueli derbi i xhiros në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Prijësi i kësaj lige, KEK-u, ka barazuar 1-1 ndaj Vushtrrisë, në një takim ku të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Miran Maksuti shënoi për vendasit, kurse për mysafirët golashënues ishte Jetmir Topalli.
Ky barazim i konvenon më së tepërmi Ballkanit, i cili me një fitore të mundshme nesër ndaj Ferizajit, do të ngjitej në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.