LLAPI - DRITA
Super Kastriot Rexha, Drita fiton në Podujevë
22 April, 2018 @17:40
Në ndeshjen kryesore të xhiros në Superligë, skuadra e Dritës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit në Podujevë.
Ndeshja filloi keq për gjilanasit, të cilët u ndëshkuan nga Mirlind Daku i vendasve qysh në minutën e 7’, mirëpo përmbysja e mysafirëve filloi që nga minuta e 39’.
Me Kastriot Rexhën në super-formë, Drita takimin e mbylli me 3 gola të shënuara, për ta arritur kështu të largohet me 3 pikë nga Podujeva.
Të 3 golat e Dritës u shënuan nga Kastriot Rexha, i cili me hat-trickun e realizuar sot ka arritur shifrën e 12 golave të shënuara sivjet.
Për t’u përmendur nga kjo ndeshje është fakti që takimi u detyrua të ndërpritet pas golit të tretë të mysafirëve, me tifozët vendas që hynë në fushë. Pas pak minutave ndërprerje, gjyqtari kryesoi urdhëroi zbrazjen e stadiumit, e më pas ndeshja rifilloi nga aty ku kishte mbetur. Në vazhdim të ndeshjes rezultati nuk u ndryshua dhe pikët e plota iu takuan mysafirëve.
Kjo fitore bën që Drita të mbetet edhe më tutje 3 pikë para Prishtinës, e cila sot triumfoi 0-1 ndaj Vllaznisë në Gjilan.