SHKËNDIJA KAMPIONE
Për të dytën herë në histori
22 April, 2018 @19:05
Shkëndijës së Qatip Osmanit i është dashur sot vetëm një pikë për të vulosur titullin kampion. Mirëpo, ekipi kuqezi nga Tetova ka shënuar dy herë në përballje ndaj Shkupit të Zekirija Ramadanit, për të festuar me fitore titullin kampion.
Shkëndija mposhti Shkupin 2-0 në Tetovë, ndërsa qyteti nisi festën, ku ekipi tetovar për herë të dytë në histori fiton titullin e kampionit të Maqedonisë.
Radeski (64’) dhe Ibraimi (83’) shënuan për fitoren e sotme, ndërsa festa nisi që nga zhveshtoret e klubit dhe do të vazhdojë deri vonë.
Shkëndija u bë kampione 7 xhiro pa përfunduar stinori, pasi që pas 29 xhirove ka 75 pikë, e Vardari i dytë, ka 49 pikë nga po aq xhiro.