TURQI
Lufta për titull, “nxehtë” në Turqi
23 April, 2018 @20:49
Kur jemi 4 xhiro para përfundimit të sezonit në Superligën Turke të futbollit, lufta për titullin kampion është më interesante se pothuajse asnjëherë më parë!
Galatasaray, Besiktas, Basaksehir dhe Fenerbahce (sipas renditjes aktuale) janë 4 skuadrat që po luftojnë me të gjitha forcat për titullin kampion, i cili me shumë gjasë do të vendoset në javën e fundit.
Momentalisht, Galatasaray ka 63 pikë, Besiktasi e Basaksehiri kanë nga 62, kurse Feneri me fitoren e shënuar sonte ka arritur në kuotën e 60 pikëve.
Sa i përket ndeshjeve të mbetura, situata është kështu:
Ndeshjet e Galatasarayt: Besiktas (H), Akhisarspor (A), Yeni Malatyaspor (H), Goztepe (A).
Ndeshjet e Besiktasit: Galatasaray (A), Kayserispor (H), Osmanlispor (A), Sivasspor (H).
Ndeshjet e Basaksehirit: Osmanlispor (A), Sivasspor (H), Antalyaspor (A), Kasimpasa (H).
Ndeshjet e Fenerbahces: Kasimpasa (A), Bursaspor (H), Kardemir Karabukspor (A), Konyaspor (H).
Se kush do të shpallet kampion, mbetet të shihet deri më 20 maj!