VENDIMET E KD
1500 euro dënim Lirisë
26 April, 2018 @15:42
Për shkak të lëshimeve në organizim në ndeshjen e fundit si vendas, Liria-Llapi, klubi i Lirisë është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë nga KD i FFK-së, ka bërë të ditur njoftimi i botuar në faqen zyrtare të Federatës.
“Hudhja e gjësendeve nga publiku nikoqi dhe goditje nga prapa e asistentit të parë të ndeshjes Driton Preniqi në minutën e 83-të të ndeshjes,” janë shkruar të jenë arsyet e kësaj gjobe për ekipin bardhekaltër nga Prizreni.
Ndeshjen në fjalë, e kishte fituar Llapi, 0-2, që njëkohësisht ka qenë edhe humbja e parë e Lirisë këtë stinor si vendase në Superligë.