VENDIMET E KD-së
Vushtrrisë gjobë 1 mijë euro
26 April, 2018 @15:52
Skuadra e Vushtrrisë, që po mëton inkuadrimin në Superligë nga Liga e Parë, ka marrë një dënim të madh në të holla nga KD i FFK-së, për shkak të lëshimit në organizim në ndeshjen e kthimit gjysmëfinal të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës.
Vushtrriasve iu është shqiptuar dënimi prej 1 mijë eurove nga KD, ndërsa në Vendim thuhet që “manifestimi i sjelljeve josportive të tifozërisë” ka sjellë deri ky dënim.
Vushtrriasit u eliminuan nga Kupa e Kosovës vetëm pas vazhdimeve nga Prishtina, ku kjo e fundit arriti finalen përmes golit të Basit Khalidit.