DËNOHEN TRAJNERËT PAS DERBIT
Batatina €1000, Isufi €300
26 April, 2018 @16:09
Janë gjobitur edhe trajnerët e dy ekipeve nga ndeshja derbi e xhiros së kaluar ku Drita mposhti Llapin si mysafir në Zahir Pajaziti, 1-3.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, u dënua me 1 mijë euro, ndërsa ai i Dritës me 300 euro, ka bërë të ditur Vendimi i KD-së, raporton FFK.
“Manifestim i sjelljes josportive, ofendime ndaj gjyqtarit, pas përfundimit të ndeshjes në prani të policisë i afrohet gjyqtarit Genc Nuza, e kapë dhe shtrëgon për dore, duke kërcënuar. Të njejtat veprime të trajnerit Batatina janë bërë edhe në zhveshtore. Madje, gjatë largimit nga stadiumi tenton të sulmojë edhe në prezencë të policisë, kontrollorit të referimit dhe delegatit të ndeshjes,” ka qenë arysetimi për dënimin ndaj trajnerit të Llapit.
Ndërsa sa i përket atij të Dritës, është shkruar që: trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka manifestuar sjelle josportive dhe reagime ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor - që ka sjellë dënimin në fjalë.