LLAPI
Pa shikues si vendas, deri në fund të stinorit
26 April, 2018 @16:01
Skuadra e Llapit për shkak të incidenteve nga tifozëria në përballjen derbi ndaj Dritës, ku vendasit u mposhtën 1-3, është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë, pa praninë e shikuesve.
Krejt kjo, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësueses të klubit, ku janë vërejtur “hudhje e gjësendeve në fushë, shishe, kanaqe, ndërprerje e ndeshjes për 7 minuta, hyrja e shikuesve në fushë në minutën e 75-të të ndeshjes, që çoi në ndërprerjen 15 minutëshe të ndeshjes.” - bën të ditur FFK, Vendimin e KD-së.
Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 5 xhiro, ndërsa Llapi dy prej tyre i zhvillon si vendas, ndaj Drenicës në xhiron XXX dhe ndaj Flamurtarit në xhiron XXXII - që do të thotë se shikuesit e ekipit do të mund të ndjekin ekipin e tyre vetëm në ndeshjet si mysafir, pasi që me këto, përfundon stinori.