CAKTOHEN DATAT
Barazhi i Superligës, në fund të majit
26 April, 2018 @16:24
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përcaktuar sot datat e ndeshjeve të barazhit të Superligës dhe stadiumin ku do të zhvillohen ato.
Kështu, ndeshja e parë e barazhit do të luhet më 23 maj në Rexhep Rexhepi të Drenasit, ndërsa ndeshja e dytë, më 31 maj në të njejtin stadium.
Aktualisht, në zonën barazh nga Superliga janë Vëllaznimi dhe Flamurtari, ndërsa nga Liga e Parë, Vushtrria dhe Ferizaji.
Mirëpo, gjithçka do të përcaktohet pasi që të përfundojë stinori, pasi që në xhirot e mbetura ka luftë për pikë që mund të ndërrojë shumëçka në renditjen e Superligës, por edhe të Ligës së Parë.