BARCELONA
Iniesta - Barcelona, fundi i një epoke!
27 April, 2018 @15:30
Fundi i një epoke!
Pas 16 sezoneve me skuadrën e Barcelonës, Andres Iniesta, mesfushori legjendar i katalunasve, sot e ka konfirmuar largimin e tij nga kjo skuadër. Që nga fundi i këtij sezoni, Iniesta nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, ndërsa aventura e tij pritet të vazhdojë në një kontinent tjetër.
“Jam ky që jam falë Barcelonës dhe La Masias, prandaj i falënderohem të gjithëve për këtë. Nuk mund të luaj kundër Barcelonës, prandaj karriera ime do të vazhdojë në një kontinent tjetër, jo në Evropë.” - u shpreh Iniesta në konferencën e sotme për shtyp.
Për Barcelonën Iniesta i ka zhvilluar gjithsej 669 paraqitje, gjatë të cilave ka shënuar 57 gola dhe ka fituar 31 trofe të ndryshëm.
Për më tepër, Iniesta është një nga lojtarët e rrallë që ka fituar secilin titull të mundshëm si me klub e ashtu edhe me kombëtare, ndërsa për t’u veçuar është fakti që Don Andres është lojtari i vetëm në histori të futbollit që është shpallur “Lojtari i ndeshjes” në një finale të Botërorit, Evropianit dhe Ligës së Kampionëve.