Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS ITALIA

Konfirmohet lojtari i shtatë i Sampdorias me coronavirus

Konfirmohet lojtari i shtatë i Sampdorias me coronavirus


14 March, 2020 @18:56

Skuadra e Sampdorias tashmë ka shtatë futbollistë të konfirmuar me coronavirus, bëjnë të ditura mediat italiane.

Sampdoria në komunikatën e mëparme ka bërë të ditur se nuk do të njoftojë më për futbollistët e prekur nga epidemia që ka kapluar botën, për të evituar stresin publik, pasi që pesë futbollistë të saj brenda 48 orëve u konfirmuan të prekur.

Ndërsa pas Fabio Depaolit, tash edhe Bartosz Bereszynski përmes Instragramit kanë bërë të ditur se janë prekur nga kjo “sëmundje”.

Manolo Gabbiandini ka qenë lojtari i parë i Sampdorias që u konfirmua me coronavirus, ndërsa pas tij radhazi erdhën Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby.

Futbollistë tjerë të konfirmuar me coronavirus në Serie A janë: Daniele Rugani i Juventusit, Dusan Vlahovic, German Pezzella dhe Patrick Cutrone të Fiorentinës.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A