MEDIA

Konfirmohet, Xhaka mungon deri në tre muaj
29 September, 2021 @12:13
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, pas lëndimit të pësuar në derbin e madh të Londrës Veriore në përballje ndaj Tottenhamit, është konfirmuar se do t’i mungojë skuadrës deri në tre muaj!
Lëndimi i gjurit të Xhakës ndodhi gjatë ndeshjes, derisa futbollisti zviceran u largua nga fusha nën shenja të dhimbjes.
SkySports ka bërë të ditur se rikthimi i tij mund të ndodh gjatë dhjetorit, nëse gjithçka shkon në rregull.
Arsenal kishte paraqitjen më të mirë të stinorit në këtë ndeshje, ku mposhti shpejt e lehtë rivalin e madh.