TREPÇA'89 - TREPÇA

Rrahmani e Muja sjellin fitoren në derbi për lidership
28 September, 2021 @21:07
Futbollistët e drejtuar nga Shpëtim Idrizi kanë arritur që të shënojnë fitore në derbin lokal, ku dy ish-kampionët e Kosovës u takuan në Riza Lushta.
Trepça’89 me nga një gol të shënuar në secilën pjesë ka shënuar fitore 2-0 [Robert Rrahmani 36, Ardian Muja 61] ndaj Trepçës së drejtuar nga Emin Baliqi.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Rrahmani shënoi për epërsi pas një gjuajtje të lirë të goditur, ndërsa kapiteni Muja pranoi një asist të bukur për të goditur pa menduar shumë drejt portës kundërshtare.
Baliqi pas ndeshjes ka thënë se lëndimet kanë bërë që ekipi i tij të jetë kështu sot, derisa ka uruar rivalin lokal që ka merituar fitoren.
Në anën tjetër ‘89-shi me fitore ka marrë lidershipin e Ligës së Parë A, duke mëtuar rikthimin e menjëhershëm në Superligë, për të cilën duket se do të ketë luftë përgjatë gjithë stinorit me Vëllaznimin e Gjakovës dhe A&N të Prizrenit, nëse nuk ndodh ndonjë befasi tjetër përgjatë ecurisë së stinorit.