NË FINLANDË
Kosova grumbullohet nesër
31 August, 2016 @9:38
Grumbullimi i parë i lojtarëve të Kosovës për përballjen e parë kualifikuese për Kampionat Botëror do të bëhet nesër.
Albert Bunjaki mbledh lojtarët më 1 shtator në një vend 100 kilometra larg Turkut, ku do të zhvillohet ndeshja Finlanda-Kosova më 5 shtator.
Të gjithë futbollistët e ftuar të Kosovës prej 1 deri më 4 shtator do të jenë në karantinë, ashtu që të piqen më mirë mes veti, ndërsa në ditën e lojës ekipi do të udhëtojë në Turku për ndeshje.
Bastoret botërore konsiderojnë Finlandën favorite në këtë takim.