PUNË PËR KOMESARIN
Në disciplinore: Gjilani e Liria
31 August, 2016 @5:23
Pas regjistrimit të rezultateve të xhiros së dytë të Superligës, Komesari i Garave Ismet Ahmeti pas shqyrtimit të të gjitha materialeve ka inicuar Procedurë Disciplinore si mëposhtë:
1.Ndaj lojtarit të KF “Drita” Viktor Kuka me nr lic 13 dhe nr lib 1/755 Karton i Kuq (motivi- fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor, G.Nuza në ndeshjen KF Trepça ’89 – KF Drita, e zhvilluar në Mitrovicë më datë 28.08.2016) sipas raportit te personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj mjekut të KF “Trepça”, Vehbi Leku me nr lic ko02915-01-03 (motivi- largim nga bankina në ndeshjen KF Llapi – KF Trepça, e zhvilluar në Merdar, me datë 28.08.2016) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
3.Ndaj KF “Gjilani” (motivi –hudhja e shisheve Pvc në drejtim të asistentit të dytë, ku pati fyerje dhe sharje në ndeshjen KF Gjilani – KF Feronikeli, e zhvilluar në Gjilan, me datë 28.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj trajnerit të KF “Hajvalia” Agim Maliqi me nr lic 72 (motivi- fyerje sharje dhe kërcënim referin kryesor, S.Isufi në ndeshjen KF Hajvalia – KF Drenica, e zhvilluar në Prishtinë më datë 28.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj KF”Liria” (motivi- hudhja e shisheve Pvc në fushë dhe në bankinën mysafire, si dhe një shishe birre në ndeshjen KF Liria – KF Prishtina, e zhvilluar në Prizren më datë 27.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj referit të katërt në ndeshjen KF Liria – KF Prishtina, M.Bejtullahu (motivi- mos aplikimi i rregullores në bankina ku toleroi të ulen personat jo zyrtarë, të cilët nuk ishin në protokolin e ndeshjes si dhe mos tërheqja e vërejtjes asnjëhere ndaj kryetrajnerit të KF Liria, Ramiz Krasniqi, i cili gjatë tërë ndeshjes ishte mu në vijen e autit) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
7.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Vëllaznimi, Besmir Haxhikadrija (motivi- mos njohja e rregullave dhe propozicionave të garave dhe mos aplikimin e tyre në aktivizimin e lojtarëve nën moshën 20-vjeçare ku krijoj huti në ndeshjen KF Istogu – KF Vëllaznimi, sipas rregullores dhe propozicioneve të garave neni 49 dhe 22 e zhvilluar në Istog, me datë 27.08.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
8.Ndaj lojtarit të KF Fushë Kosova, Visar Gojnovci me nr lic 69 dhe nr lib 1/1908 Karton i kuq (motivi- fyerje dhe sharje në personat zyrtarë në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Vitia, e zhvilluar në Fushë Kosovë, më datë 27.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
9.Ndaj lojtarit të KF Ulpiana, Misim Dragaçina me nr lic 10 dhe nr lib 6404 Karton i kuq (motivi- fyerje dhe sharje në personat zyrtarë në ndeshjen KF Ulpiana – KF Flamurtari, e zhvilluar në Lipjan, me datë 27.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
10.Ndaj KF Dukagjini (motivi – pas përfundimit të ndeshjes duke u larguar nga stadium i qytetit goditet autobusi i klubit mysafir, ku është thyer një xham në ndeshjen KF Dukagjini – KF Vllaznia (P)) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.