Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Kosova i beson Albert Bunjakut

Kosova i beson Albert Bunjakut


4 February, 2022 @16:18

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur t’ia kthejë besimin njërit ndër trajnerëve dhe punëtorëve sportiv më të devotshëm që ka pasur vendi, Albert Bunjaku.

Bunjaku, të cilit i ishte besuar posti i selektorit të parë të Kosovës me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, deri vonë ka qenë i papunë, derisa rinisi angazhimin e tij në FFK.

E tash e tutje, Bunjaku do të ketë detyrë të koordinoj të gjitha kombëtaret e Kosovës, pos seniorëve, deirsa të emërohen selektorët dhe të kompletohen shtabet teknike të skuadrave pas vendimit të fundit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi.
KE mori vendim që t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Ness dhe shtabit teknik të Kombëtares U21. Duhet theksuar se z. Ness edhe kontrata si drejtor teknik i ka skaduar afati,”
ka shkruar njoftimi i FFK-së botuar ditë më parë në faqen zyrtare të Federatës.

Me këtë, Bunjakut i përcaktohet detyra për të marrë koordinimin e këtyre kombëtareve, derisa të emërohen përzgjedhësit përkatës.

“KE caktoi si Koordinator z. Albert Bunjaku të këtyre Kombëtareve, derisa të bëhet zgjedhja e përzgjedhësve të këtyre Kombëtareve,” ka vazhduar njoftimi i FFK-së.

Përndryshe, FFK pos këtyre - ende nuk ka caktuar as kush do të merr detyrën e ekipit senior kombëtar të Kosovës. Pas shumë aplikimeve të bëra nga selektor të ndryshëm dhe pas daljes së disa emrave të njohur në opinion për mundësinë e bërjes përzgjedhës i Kosovës, Ekipi A ende nuk ka selektor të përhershëm, derisa gjatë fundit të vitit të kaluar pas largimit të Bernard Challandes nga kjo pozitë, përkohshëm punoi slloveni Primoz Gliha.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova