Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASTORET

Kosova mini-favorite ndaj Irlandës Veriore, në ndeshjen me një gol!

Kosova mini-favorite ndaj Irlandës Veriore, në ndeshjen me një gol!


7 June, 2022 @14:17

Dy ditë para ndeshjes së radhës për Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve, bastoret kanë hedhur prognozat e tyre për ndeshjen e Dardanëve ndaj veriirlandezëve.

Kosova llogaritet të jetë favorite për fitore në këtë ndeshje, edhe pse me pak dallim prej Irlandës Veriore, derisa për fitore merr koeficientin 2.10.

Barazimi në këtë përballje është i llogaritur me 3.10 ndërsa fitorja e mysafirëve me 3.75. Gjithashtu, ndeshja pritet të përfundojë me zero deri në dy gola, pasi që kjo mban koeficientin 1.50 në krahasim me tre e më shumë gola që mban koeficientin 2.65.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Në anën tjetër faqja që kryesisht mirret me statisitka Squawka parashikon si kohën ideale për të ardhur goli i parë në ndeshje prej minutës së 71-80 të ndeshjes.

Kujtojmë, Kosova e Irlanda Veriore nuk janë takuar asnjëherë më parë, ndërsa pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 2 të Ligës B të Kombeve Dardanët kanë 3 pikë e veriirlandezët 1.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve