Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2020 / SHORTI

Kosova në Grupin C ose F në EURO 2020

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Kosova në Grupin C ose F në EURO 2020


30 November, 2019 @14:54

Shorti për Kampionatin Evropian EURO 2020, do të hidhet sot në Bukuresht të Rumanisë me fillim nga ora 18:00.

Nga ky short edhe Kosova mund t’i mësoj kundërshtarët eventual, në rast se kualifikohet nga Play Offi i Ligës së Kombeve, që do të luhet në mars të vitit 2020.

Disa shtete nuk mund të jenë së bashku në këtë fazë në një grup, (për disa arsye), derisa disa vende janë të rezervuara para se të hidhet shorti.

Kosova nëse kualifikohet në EURO 2020, automatikisht do të jetë në Grupin C ose F.

Te Grupi C ekipet që do të jenë sigurt janë këto: Ukraina dhe Holanda, derisa mund të jenë edhe Portugalia / Turqia / Austria / Suedia / Çekia.

Te Grupi F vendin e ka të sigurt Gjermania, derisa nga shorti mund të hyjnë edhe Franca / Polonia / Zvicra / Kroacia, Portugalia / Turqia / Austria / Suedia / Çekia.

Përveç Kosovës, në këto grupe mund të hyjë edhe fituesi i Play Offit nga duelet e Grupit A të Ligës së Kombeve.

Nga Play Offi i Ligës së Kombeve nga Liga A nëse kualifikohet Rumania, do të jetë në Grupin C në EURO 2020 dhe Kosova automatikisht do të jetë në Grupin F, e nëse nga Play Offi i Ligës së Kombeve nga Liga A kualifikohet Hungaria, do të jetë në Grupin F në Euro 2020 dhe Kosova automatikisht do të jetë në Grupin C.

Më poshtë janë të shënuara përfaqësueset që e kanë vendin të sigurtë në grupet përkatëse dhe ato skuadra që mund të shortohen aty:

Grupi A

1.Italia (sigurt)
2.Franca / Polonia / Zvicra / Kroacia
3.Portugalia / Turqia / Austria / Çekia
4. Finlanda / Uellsi

Grupi B

1.Belgjika (sigurt)
2.Rusia (sigurt)
3.Danimarka (sigurt)
4.Finlanda / Uellsi

Grupi C

1.Ukraina (sigurt)
2.Holanda (sigurt)
3.Portugalia / Turqia / Austria / Suedia / Çekia
4. Fituesi i Play Offit: Liga A / Liga D

Grupi D

1.Anglia (sigurt)
2.Franca / Polonia / Zvicra / Kroacia
3. Portgualia / Turqia / Austria / Suedia / Çekia
4. Fituesi i Play Offit: Liga C (sigurt)

Grupi E

1.Spanja (sigurt)
2.Franca / Polonia / Zvicra / Kroacia
3.Portugalia / Turqia / Suedia / Çekia
4. Fituesi i Play Offit: Liga B (sigurt)

Grupi F

1.Gjermani (sigurtë)
2.Franca / Polonia / Zvicra / Kroacia
3.Portugalia / Turqia / Austria / Suedia / Çekia
4.Fituesi i Play Offit: Liga A / Liga D


 
Të gjitha lajmet nga