Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U19

Kosova U19 mposhtet edhe nga Gjeorgjia U19

Kosova U19 mposhtet edhe nga Gjeorgjia U19


9 October, 2021 @17:37

Pas humbjes 3-0 nga Norvegjia U19 në ndeshjen e parë të grupit, Kosova U19 me humbje e ka mbyllur edhe ndeshjen e saj të dytë.

Djemtë e drejtuar nga Ramiz Krasniqi sonte u mposhtën 1-0 nga Gjeorgjia U19.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e gjeorgjianët fitoren e arritën përmes golit të shënuar në minutën e 53’ nga futbollisti Mamageishvili.

FORMACIONET STARTUESE

Ndeshjen e ardhshme të grupit kualifikues (faza e parë) drejt kampionatit evropian Kosova U19 e luan ndaj Uellsit U19 pas 3 ditëve, më 12 tetor.

Momentalisht, grupit i prin Norvegjia U19 me 6 pikë, Gjeorgjia ka 4, Uellsi ka 1, kurse Kosova është akoma pa pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova